De Biasi i pakënaqur, Shqipëria pa pushim

Pas takimit të djeshëm në Austri, kuqezinjtë kanë zgjedhur që të qëndrojnë edhe një natë në shtetin ku u mundën 2-1.

Sport

27/03/2016 15:29

Kuqezinjtë kanë preferuar që të mos udhëtojnë pas ndeshjes, por atë e kanë programuar që të ndodhë sot.

Rreth orës 15:00, Shqipëria do të lërë hotelin ku ka qëndruar prej dy netësh, për të udhëtuar drejt Luksemburgut.

Pas mbërritjes dhe akomodimit në hotel, kuqezinjtë kanë programuar edhe një seancë stërvitore, pasi që Gianni De Biasi nuk është i kënaqur me formën e shqiponjave.