De Biasi: Ndeshjen e humbëm ne, nuk ishte faji i policisë

Larg fokusit të medias për më shumë se një javë dhe me një arsyetim më të ftohtë, trajneri i ekipit kombëtar Gianni De Biasi për herë të parë bën analizën e humbjes me Izraelin.

Sport

21/11/2016 17:09

Strategu italian në një intervistë për ‘TopChannel’ deklaron se Shqipëria ndeshjen ndaj Izraelit e humbi me lojën që zhvilloi, dhe kjo nuk kishte të bënte me shtetrrethimin dhe policinë.

“Ndeshjen e humbëm ne me lojën që zhvilluam. Nuk ka të bëjë fare shtetrrethimi dhe policia, humbja ishte e skuadrës”, deklaroi De Biasi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.