De Biasi: Lodhja fizike na kushtoi

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se lodhja e lojtarëve, ishte arsyeja pothuajse kryesore që skuadra nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Danimarkës.

Sport

12/10/2014 00:58

De Biasi ka thënë se Shqipëria ka mundur ta fitojë takimin paska pasur raste të mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë.

“Nuk jam shumë i kënaqur pasi kemi mundur ta fitojmë takimin. Sidoqoftë, skuadra ime bëri një paraqitje fenomenale dhe jam i kënaqur me këtë gjë”.

“Kemi mundur ta fitojmë takimin pasi kemi pasur raste për ta bërë një gjë të tillë, por në fund Danimarka ishte afër të realizojë golin e dytë”.

“Sidoqoftë, luajtëm një ndeshje shumë të mirë taktike. Tani jemi duk menduar për përballjen e ardhshme. Serbia është skuadër me lojtarë më të mirë, pasi ata luajnë në ekipe të mëdha europiane. Sidoqoftë, ne do të shikojmë për gjëra pozitive”, tha De Biasi.