De Biasi kthehet në Itali, do të befasoheni nga klubi i ri

Kandidatët për ta pasuar po diskutohen vetëm dy: Eduardo Reja dhe Gianni De Biasi, me këtë të fundit gjithmonë e më shumë në rritje.

Sport

06/02/2018 12:58

Gianni De Biasi po diskuton detaje, në akordin me skuadrën modeste të Spalit.

Ekipi që lufton për mbijetesën në kampionatin italian është i treti nga fundi në renditje dhe me vetëm 17 pikë të grumbulluara.

Kandidatët për ta pasuar po diskutohen vetëm dy: Eduardo Reja dhe Gianni De Biasi, me këtë të fundit gjithmonë e më shumë në rritje.

Eksperienca e fundit e De Biasit në pankinën e Alaves ishte e dështuar dhe tekniku italo-shqiptar po kërkon të vihet në diskutim edhe në një post ku rrezikon shumë, ashtu si zakonisht në karrierën e tij, me ekipe “outsider”, por që bëjnë shpesh surprizën.