De Biasi: Më fal Shqipëri, por dua të bëhem trajner i kësaj skuadre

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, më në fund tregon ëndrrën e tij.

Sport

01/07/2016 17:20

Ai ka thënë hapur që dëshiron që një ditë të jetë trajner i skuadrës siciliane, Palermo.

“Sinqerisht do të doja që një ditë të jem në postin e trajnerit të Palermos”, deklaroi De Biasi për “TodaySport”, përcjellë “Lajmi.net”.

Kujtojmë që italiani ishte pjesë e Palermos për tri vite, nga 1983 deri më 1986.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.