Dashuria e zjarrtë e kroates dhe e romit nga Kosova (Foto)

Dashuri në shikim të parë. Një histori dashurie që shumë njerëz e dëshirojnë në këtë botë. Ajo për nga lëkura është e bardhë ndërsa ai i zi, janë të rinjë, të dashuruar, dhe të bukur. Ajo është kroate, ndërsa ai është rom nga Kosova. Që nga momenti i parë kur janë takuar, kanë kaluar katër vite e gjysmë, Tea dhe Mirsadi tash jetojnë në Zagreb.

Lifestyle

21/02/2017 16:55

Ajo është 30 vjeç, ndërsa ai 28. Tea është sociologe dhe punon në qendrën për studime të paqes, në të cilën drejton një program për luftimin e racizmit dhe ksenofobisë si dhe merret me proceset e migrimit dhe integrimit.

Mirsadi është një muzikant profesionist, baterist nga mosha pesë vjeçare. Edhe pse të dy janë të përkushtuar në karrierën e tyre, ata gjejnë kohë të kalojnë së bashku, përcjell gazetametro.net.

Tea Vidovic ka lindur në Zapresic pranë Zagrebit, kurse Mirsad Dalipi në Ferizaj të Kosovës. Ai e flet gjuhën kroate rrjedhshëm, si dhe gjuha e tij amtare është gjuha shqipe.

“Jemi takuar në Lublanë në një seminarë, në të cilin të dy përfaqësonim vendet tona. Ndodhi dashuria dhe me këtë rast Tea erdhi e para në Kosovë, pastaj pas disa javëve unë e mora vizën për në Kroaci ku qëndrova tri javë. Pastaj kemi vendosur që të martohemi”, thotë Mirsadi.

“Në fillim kemi folur në gjuhën angleze, por ndonjëherë e thoja ndonjë fjalë në gjuhën kroate për t’u dukur i lezetshëm afër Tea’s. Unë jam gjeneratë e cila në shkollë nuk kemi mësuar gjuhën serbo-kroate si dhe jam i pari në familje që jam martuar me një grua e cila nuk i përket komunitetit rom-ashkali”, thotë Mirsadi.

Që të dy flasin për jetë që bëjnë në Kroaci dhe mundësitë që të jep vendi, transmeton gazetametro.net.

“Njerëzit në Kroaci kanë shumë mundësi për të takuar njerëz nga kultura dhe vende të tjera, dhe kur ata i takojnë shpesh u bëjnë pyetje shumë palidhje sa ata vet nuk janë të vetëdijshëm se duken si budalla”, thotë Tea.

Në anën tjetër Mirsadi thotë se kur kërkon punë në Kroaci është mëse e vështirë të gjejë për shkak të përkatësisë së tij si rom-ashkali.

Ndërsa Tea thotë se nuk mund ta imagjinonte veten të jetonte në Kosovë.

Çifti kanë vendosur që së shpejti të bëjnë një dasmë në Kosovë, në mënyrë që prindërit e Mirsadit të jenë më të lumtur.