Danilo largohet nga Man City, zgjedh klubin e ri

Danilo tashmë ka filluar kontaktet në lidhje me kalimin te klubi i ri.

Merkato

14/12/2017 09:24

Danilo do të largohet nga Manchester City, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“The Sun” shkruan se përforcimi i ardhur nga Real Madrid para fillimit të këtij sezoni nuk dëshiron të mbetet në Etihad Stadium.

Andaj, Danilo tashmë ka filluar kontaktet në lidhje me kalimin te klubi i ri, përcjell “lajmi.net”.

Në fakt, klubi i tij i radhës mund të jetë ish skuadra e tij, Porto, e gatshme për rikthimin e tij. /Lajmi.net/