Cuadrado ‘refuzon’ Barcelonën

Ylli i Fiorentinës, Juan Cuadrado injoron spekulimet rreth transferimit të tij te Barcelona. Ai insiston se dëshiron të mbetet në Artemio Franchi.

Sport

26/04/2014 22:24

Mesfushori i Fiorentinës, Juan Guillermo Cuadrado ka refuzuar të komentojë mundësinë e transferimit të tij në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kolumbian spekulohet të jetë një prej futbollistëve që kërkohen nga gjiganti katalan. Mirëpo, ai ka insistuar se është i përqendruar vetëm tek Fiorentina.

“E ardhmja ime? Mundohem të mos lexoj asgjë, për të tjerat përkujdeset menaxheri im. Preferoj të jetoj ditë pas ditë. Jam shumë i lumtur në Fiorentinë dhe mendoj vetëm për të tashmen. Dëshira ime është të mbetem këtu”, deklaroi Cuadrado për Sky Sport, pas dy golave të realizuar në fitoren 3:0 në udhëtim te Bologna.

Me kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2015, Fiorentina dhe Udinese – që ndajnë pronësinë e futbollistit – ende nuk e kanë sqaruar statusin e futbollistit.