CrossFit – cilat janë përfitimet shëndetësore të fitnesit që ka arritur edhe në Kosovë

CrossFit është një lloj i stërvitjeve që e bën trupin të fuqishëm, të formësuar dhe e përdorë trupin tuaj si rezistor për të ndërtuar muskuj të pushtetshëm në gjithë trupin.

Lifestyle

30/05/2017 19:44

Përparësia e CrossFit është se mund të praktikohet pa asnjë pajisje ose pesha të shtuara edhe pse disa njerëz mund të zgjedhin të përdorin peshat për lëvizje të caktuara – do të thotë pajisjet e fitnesit nuk janë të nevojshme, transmeton lajmi.net

Sipas statistikave të fundit besohet se CrossFit në 30 vitet e fundit ka qenë mënyra më e suksesshme e ushtrimeve që i ka përgaditur sportistët në mënyrën më të mirë.

Përveç formësimit të trupit dhe fuqisë që i sjellë trupit – CrossFit ka një varg të gjatë përfitimesh tjera që i sjell trupit:

Shëndeti kardiovaskular dhe frymëmarrja
Qëndrueshmëria
Forca
Elasticitet
Pushtet
Shpejtësi
Shkathtësi
Ekuilibër
Saktësi

CrossFit shfrytëzon më pak kohë në palestër dhe në ushtrime por sjell rezultate më të mira dhe gjithashtu ndihmon me humbjen e shpejtë të peshës, pasi djeg kaloritë në kohë rekord.

Së fundmi – ky lloj i fitnesit jo shumë i përmendur dhe i njohur tek ne – por shumë i aplikueshëm në botë, ka arritur edhe në Kosovë, më saktësisht në Pejë.

Një trajner i CrossFit nga Peja,Bekim Kullashi,  që ka praktikuar këtë lloj të ushtrimeve jashtë vendit dikur në palestër të improvizuar, mirëpo tani palestra me mjete përkatëse është hapur në këtë qytet./Lajmi.net/ 

18816597_2309736022585219_192632638_n 18817696_2309736002585221_1006311750_o 18834611_2309736005918554_271514400_n