Cristiano i siguron tri pikë Juventusit

Juventus ka shënuar fitore minimale (0:1) në stadiumin e Torinos.

Sport

15/12/2018 22:28

“Zonja e vjetër” u kujdes që të dali fituese edhe nga derbi i qytetit, në xhiron e 16-të të Serie A.

Më meritori për këto tri pikë ishte padyshim Cristiano Ronaldo, i cili realizoi golin e vetëm të takimit, shkruan lajmi.net.

Gjithçka ndodhi në minutën e 70’ të takimit, kur portugezi gjuajti për mrekulli nga pika e bardhë dhe i dha epërsinë skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Juventus vazhdon rrugëtimin e vetme në krye të tabelës së Serie A, me 46 pikë pas 16 ndeshjeve. /Lajmi.net/