Coutinho te Liverpool? Klopp zbulon gjithçka

Jurgen Klopp ka minimizuar çdo bisedë për një kthim të mundshëm të Philippe Coutinhos në Liverpool, pas më shumë se një vit nga largimi i tij drejt Barcelonës.

Sport

19/01/2019 08:57

Reprezentuesi i Brazilit në janar të vitit 2018 pas një saga të zgjatur të bisedimeve, vendosi përfundimisht të largohet nga ‘Anfield Road’, për t’iu bashkuar Barcelonës dhe trajnerit Ernesto Valverde.

Megjithatë, pas një starti premtues vitin e kaluar, ku arriti edhe të fitonte La Ligan dhe Kupën e Mbretit, Coutinho ka nisur të has në vështirësi të mëdha në fillim të këtij sezoni.

Paraqitjet e pakta dhe jo të plota, kanë ‘ndezur’ lëvizjet për një rikthim të tij të mundshëm në Premierligë, me Manchester United dhe Liverpool kandidatë potencial për të nënshkruar me të.

Këta të fundit tashmë kanë hedhur poshtë mundësitë që Coutinho të rikthehet në ‘Anfield Road’, me trajnerin Jurgen Klopp që nuk pret të ndodh një gjë e tillë.

“Kjo është diçka për të cilën nuk dua të flas”, u tha Klopp gazetarëve, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk do të thosha se është një transferim potencial apo diçka e ngjashme”.

“Asgjë për të thënë. Çfarëdo që them më shumë hapi një histori, dhe aty nuk ka histori”.

“Phil është te Barcelona dhe unë e di që po ndjehet mirë dhe gjithçka është mirë”./Lajmi.net/