Courtois do të mbrojë për Realin

Thibaut Courtois është njëri prej portierëve më stabilë në botë për momentin. Portieri belg është i huazuar nga Chelsea në Atletico Madrid në sezonet e fundit, duke shfaqur paraqitje impresionuese me ‘Los Colchoneros’. Sipas të përditshmes spanjolle Cadena SER, Courtois do ta mbyll këtë sezon në Atletico Madrid, për t’u rikthyer gjatë verës në Chelsea,…

Sport

10/03/2014 12:20

Thibaut Courtois është njëri prej portierëve më stabilë në botë për momentin. Portieri belg është i huazuar nga Chelsea në Atletico Madrid në sezonet e fundit, duke shfaqur paraqitje impresionuese me ‘Los Colchoneros’.

Sipas të përditshmes spanjolle Cadena SER, Courtois do ta mbyll këtë sezon në Atletico Madrid, për t’u rikthyer gjatë verës në Chelsea, e cila e mban kartonin e tij.

Ai mund të qëndrojë në klubin londinez një sezon, deri në përfundimin e kontratës së tij, më 2015, për t’i bërë më pas valixhet gati dhe për t’u larguar përfundimisht nga Stamford Bridge.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Courtois do të jetë i lirë për të nënshkruar me Real Madridin, pasi thuhet se marrëveshja është arritur qysh tash.

Belgu i sigurt në portë shihet si zëvendësues ideal i Iker Casillasit, i cili pas dy sezonesh mund të largohet nga Santiago Bernabeu, me destinacion të mundshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.