Costa – Milan, ky është lajmi i fundit

.

Sport

05/08/2017 10:47

Chelsea dëshiron ta shes Diego Costan këtë verë, pas dhënies së lajmit se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Sulmuesi spanjoll që ndihmoi Chelsean në arritjen e titullit të kampionit sezonin e kaluar, nuk është rikthyer në stërvitje, duke qenë në kërkim të një skuadre të re.

Dëshira e 28 vjeçarit mbetet rikthimi te Altetico Madrid, nga e cila skuadër pikërisht ishte transferuar te Chelsea në verën e vitit 2014.

Por, dënimi që FIFA i ka dhënë Atleticos, i pamundëson Costas që të luaj deri në janar të vitit të ardhshëm, dhe sipas ‘Calciomercato’, agjenti i tij Jorge Mendes është duke tentuar ta bind që t’i bashkohet Milanit./Lajmi.net/