Costa do të shkëlqejë me Spanjën

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se bashkëlojtari më i ri te Spanja, Diego Costa do të bëjë gjëra të mëdha në nivelin kombëtar. Sulmuesi me prejardhje braziliane e zgjodhi ‘Stuhinë e Kuqe’, me të cilën do të debutojë të mërkurën kundër Italisë, pas formës së jashtëzakonshme të cilën e shfaqi me Atletico Madridin…

Sport

03/03/2014 21:00

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se bashkëlojtari më i ri te Spanja, Diego Costa do të bëjë gjëra të mëdha në nivelin kombëtar.

Sulmuesi me prejardhje braziliane e zgjodhi ‘Stuhinë e Kuqe’, me të cilën do të debutojë të mërkurën kundër Italisë, pas formës së jashtëzakonshme të cilën e shfaqi me Atletico Madridin këtë sezon.

“Mendoj se Costa është një zgjedhje e mirë dhe ai mund të na japë shumë kontribut”, deklaroi 27 vjeçari për të përditshmen spanjolle, AS.

“Nuk ka asnjë problem në mes nesh. Kjo është pjesë e sportit tonë, ne i mbrojmë interesat tanë. Futbolli e ka synim bashkimin, jo ndarjen. Ne jemi bashkëlojtarë tash”, vijoi përfaqësuesi spanjoll.

Futbollistët e Realit dhe ata të Atleticos e zhvilluan një derbi mjaft të ‘zjarrtë’ mbrëmë, ku nuk munguan fjalosjet dhe zënkat.

Por, Ramos është i bindur se gjithçka do të zbutet kur futbollistët spanjollë do të mblidhen nën drejtimin e selektorit Vicente del Bosque.