Conte zbulon arsyen pse Chelsea nuk e transferoi Sanchezin

Antonio Conte zbuloi arsyen pse nuk e solli Alexis Sanchezin te Chelsea.

Sport

24/01/2018 10:40

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte ka zbuluar arsyen pse nuk hyri në garë për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez.

Ylli kilian u largua nga Arsenal duke nënshkruar me rivalin e Premierligës, Manchester United.

Por, Conte zbuloi arsyen pse nuk e solli te Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

“Ne s’kemi qenë në garë asnjëherë. Kurrë. Veçanërisht sepse, e përsëris, njëra prej arsyeje ishte paga e tij”, ka thënë Conte.