Conte tregon nëse Batshuayi do të mbetet te Chelsea

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte e ka vlerësuar tejet shumë sulmuesin belg, Michu Batshuayi pas dy golave të realizuar kundër Arsenalit.

Sport

22/07/2017 21:36

Trajneri italian ka thënë se belgu është duke punuar shumë, dhe do jetë shumë i nevojshëm për skuadrën, transmeton lajmi.net

“Është e rëndësishme ta kuptoj se çfarë dëshiroj. Për mua, ai është një sulmues i rëndësishëm, është shumë lehtë të luhet me të në sulm”, tha Conte.

“Ai ka punuar mjaft shumë, dhe po e dëshmon”, shtoi italiani.

Skuadrës së Chelseas, në ndeshjet miqësore shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe sulmuesi i ri, Alvaro Morata. /Lajmi.net/