Conte transferon një super futbollist nga Juventus (FOTO)

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte është i interesuar për transferimin e një futbollisti nga ish skuadra e tij, Juventus.

Merkato

21/08/2016 08:35

Chelsea mund të transferojë një futbollist nga Juventus.

Menaxheri i “Blues”, Antonio Conte është i interesuar për angazhimin e sulmuesit të “Bianconerëve”, Mario Mandzukic, raporton tabloidi britanik “Daily Mirror”.

Chelsea është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, Conte është duke shikuar tek ish skuadra e tij, Juventus, duke bërë përpjekje për blerjen e Mandzukic, i cili mund të përfundojë në bankën e rezervistëve pas transferimit të Gonzalo Higuain në Torino.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.