Conte refuzon ekipin e madh nga Serie A

Antonio Conte nuk planifikon të kthehet nga pushimi për të marrë drejtimin e Romës në rast të shkarkimit të Eusebio di Francescos.

Sport

25/09/2018 11:41

Antonio Conte nuk është i interesuar për postin e trajnerit të Romës.

“Corriere dello Sport” raporton se ish menaxheri i Chelseat nuk planifikon të kthehet nga pushimi për të marrë drejtimin e Romës në rast të shkarkimit të Eusebio di Francescos.

Italiani është i lirë pas shkarkimit nga Chelsea dhe së fundmi spekulohej me angazhim të ri te “Giallorossët”, përcjell “lajmi.net”.

Conte po ashtu konsiderohet si kandidat i ardhshëm në Milan nëse Gennaro Gattuso nuk bind me kualitetet e tij si trajner. /Lajmi.net/