Conte: Inter? Nuk kam koment

Ish trajneri i Juventus dhe Chelsea ka refuzuar të jap përgjigje kur është pyetur për kalimin tek Inter.

Sport

31/01/2019 19:30

Trajneri italian ka mbetur pa skuadër tash e një sezon, prej kur është shkarkuar nga skuadra e Chelsea.

Disa zëra së fundmi e lidhnin strategun italian me një kalim të mundshëm në Serie A, tek Inter, mirëpo këto zëra ai nuk ka pranuar t’i komentojë.

“Nuk kam koment” ishte përgjigja e trajnerit pasi është pyetur nga një gazetar i “BeIN” për Inter, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se gjatë karrierës së tij Conte një kohë ishte edhe trajner i Kombëtares së Italisë. /Lajmi.net/