Conte aplaudon Tevezin e Llorenten

Antonio Conte nuk ka se si të mos jetë i kënaqur me ndeshjen e fituar ndaj Milanit 2:0, e cila u zhvillua sonte në San Siro. ‘Zonja e Vjetër’ i shfrytëzoi për mrekulli rastet që iu dhanë dhe për këtë u përkujdes dyshja sulmuese Fernando Llorente – Carlos Tevez. Trajneri italian i ka duartrokitur sulmuesit…

Sport

02/03/2014 22:58

Antonio Conte nuk ka se si të mos jetë i kënaqur me ndeshjen e fituar ndaj Milanit 2:0, e cila u zhvillua sonte në San Siro.

‘Zonja e Vjetër’ i shfrytëzoi për mrekulli rastet që iu dhanë dhe për këtë u përkujdes dyshja sulmuese Fernando Llorente – Carlos Tevez. Trajneri italian i ka duartrokitur sulmuesit e tij për paraqitjen e shfaqur ndaj Rossoneri.

“Sot e patëm përballë një skuadër të madhe. Ata e bënë një lojë të mirë, me ritëm mjaft të lartë. Në pjesën e parë mund të ndodhte gjithçka. Në të dytën më pas ne ishim më të qetë. Komplimente Seedorfit”, deklaroi fillimisht trajneri italian për Sky Sport.

“Frikësohesha se mund ta humbnim ndonjë pikë, por u rikthyem. Në pjesën e parë nuk funksiononin gjërat. Ata prapa Pirlos e gjenin shpesh Pazzinin. Më pas bëmë modifikime dhe gjërat shkuan më mirë”, vazhdoi ai.

“Tevez? Sa më e nxehtë bëhej loja, aq më shumë kishte dëshirë të luante. Kur i sheh situatat e vështirësisë, ai ngritet më shumë. Edhe Llorente sot e ka bërë një lojë të shkëlqyeshme. Jam mjaft i kënaqur, sepse për shtatë ditë, çiftet e sulmit që u vendosën në fushë, kanë luajtur mirë. Kam nevojë për të gjithë ekipin dhe po gjej përgjigje adekuate”, përfundoi ai.