Çmimi ‘The Best’, këto janë votat e trajnerit dhe kapitenit të Kosovës

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka fituar çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit 2018.

Sport

24/09/2018 23:06

Në këtë sukses të Luka Modric, kontribuoi edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

Portieri i Kosovës i dha pesë pikë për Luka Modric, tri për Cristiano Ronaldon dhe një për Kylian Mbappe.

Ndryshe nga Ujkani, ka votuar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Trajneri zviceran pesë pikë ia dha Ronaldos, tri Salahut dhe një Modricit./Lajmi.net/