City sfidon rëndë Barçën dhe Realin për Pogban

Skuadra angleze e Manchester Cityt është duke bërë një garë jashtëzakonisht të fortë me Barcelonën dhe Realin për shërbimet e Paul Pogbas.

Sport

24/05/2015 11:26

Sipas raportit të bërë nga Sunday People, Manchester City do të bëj një garë të fortë me Barcelonën dhe Realin për Pogban.

Raportohet se PSG është dorëzuar momentalisht dhe është larguar nga gara për Pogban.

Francezi është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë dhe pritet të jetë njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj vere.