Cili nga djemtë e fotos së mëposhtme ju duket më qesharak? Ja çfarë tregon zgjedhja që do të bëni për karakterin tuaj

Fotoja e mësipërme duket një foto krejt normale në pamje të parë, ndonëse po ta shihni më vëmendje do të kuptoni se nuk është aspak e tillë.

Fun

25/10/2017 14:28

Katër djem qëndrojnë majë një peme me nga një sharrë në dorë, le t’i quajmë katër druvarët  e Living,  të cilët rrezikojnë që të bien. Bëhuni pjesë e lojës tonë dhe na tregoni se cili prej tyre ju duket më qesharaku. Zgjedhja juaj tregon se sa të zhvilluar e keni sensin logjik, por zbërthen njëkohësisht disa tipare të karakterit tuaj:

1.Në qoftë se mendoni se djali i parë është më qesharaku nga të katërt, na vjen keq t’ua themi, por jeni nga ata që dorëzohen shumë shpejt në jetë. Nuk të pëlqen të përfshihesh në diskutime apo të ndërhysh në vendimet e të tjerëve, por i merr gjërat ashtu si të vijnë.

2.Të gjithë ata që kanë zgjedhur persoanzhin e dytë kanë një emërues të përbashkët, u flet goja para mendjes siç thotë populli, do me thënë veproni para se të mendoni. Në përgjithësi zgjidhni t’u besoni instikteve përpara arsyetimeve logjike, ndonëse e dini mjaft mirë që kjo lloj paparashikueshmërie shpeshherë mund t’ju krijojë probleme.

3.Në qoftë se zgjedhja juaj është numri 3, përgëzime pasi natyra detajiste që ju karakterizon ju ndihmon të zgjidhni gjërat me shumë racionalitet. Me siguri jeni i suksesshëm në atë që bëni.

4.Pasi e patë mirë e mirë foton, zgjodhët numrin katër? Atëherë jeni një idealist utopik që i pëlqejnë aventurat dhe ka një shpirt rebel. /Lajmi.net/