Cili është saktësisht ndryshimi midis vezëve të bardha dhe atyre kafe?

Kur është fjala për specat, ngjyrat do të sigurojnë një dallim të qartë.

Fun

04/10/2017 18:04

Një piper i kuq ka shije të ndryshme nga një piper i gjelbër dhe një spec portokalli është i ndryshëm nga një spec i verdhë. (Me shenjat e qarkullimit rrugor, format e tyre do t’ju ndihmojë të kuptoni qëllimin e tyre). Por kur vjen puna te vezët, ngjyra nuk ndihmon gjithmonë.

Dy ngjyrat kryesore të vezëve të pulave që do të hasni në supermarket janë të bardha dhe ngjyrë kafe. Por çfarë është ajo që, saktësisht, i veçon ato? Të dyja duket se shijojnë njëlloj dhe të dyja mund të përdoren për receta të mrekullueshme me vezë.

Por çfarë përcakton ngjyra e ndryshme? Sepse, nënat e tyre janë shumë të ndryshme, ose të paktën bulën e veshëve dhe puplat i kanë të ndryshme, sipas New York Times.

“Gjenet përcaktojnë ngjyrën e levozhgës, tha Dr. Bui. Pulat me pupla të bardha me vezë të bardha lëshojnë vezë të bardha; pulat e kuqe ose ngjyrë kafe me veshë të kuq lëshojnë vezë kafe.”

Problemi u zgjidh. Gjithçka varet nga gjenetika, dhe në shije, nuk ka në të vërtetë ndonjë ndryshim. Por nëse i vetmi faktor diferencues është ngjyra, pse ndodh atëherë që në supermarkete të shohim më tepër kartona vezësh të bardhë se kafe?

Shpjegimi i kësaj qëndron se diferenca e shpërndarjes në ngjyrë është për shkak të kostos, “Pula që japin vezë kafe kanë tendencë të jenë më të mëdha dhe kushtojnë më shumë për të ushqyer dhe rritur, kështu që vezët e bardha janë më efikase në kosto”. /Lajmi.net/