Çifti i ri, Marina dhe Geti me imazhe romantike nga pushimet

Muajin e kaluar, çifti Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i kanë dhënë fund beqarisë.

ShowBiz

08/10/2017 08:30

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ambient përrallor, ku të ftuar kishin familjarët, miqtë dhe kolegët e tyre, shkruan lajmi.net.

Pas dasmës ata udhëtuan për në Xhamajka, ku edhe po e shijojnë muajin e mjaltit si çift i sapomartuar.

Gjatë këtyre ditëve, Marina dhe Geti nuk kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale, por gjatë ditës së djeshme ata sollën disa fotografi për fansat e tyre.

Në një prej tyre, Geti shihet bashkë me Marinën teksa shikonin me dashuri njëri-tjetrin, kurse mbishkrimin e fotografisë Geti ia kishte lënë “Me gru @marina_vjollca“. /Lajmi.net/