“Ciao” Juventus, transferohet në Inter (FOTO)

Inter është i interesuar për transferimin e një futbollisti nga rivali i Serie A, Juventus.

Merkato

10/06/2017 10:47

Inter kërkon një përforcim nga Juventus.

“Gazzetta dello Sport” raporton se “Nerazzurrët” janë të interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Stephan Lichtsteiner.

Reprezentuesi zviceran është duke konsideruar të ardhmen e tij në Torino, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Dani Alves është titullar në krahun e djathtë dhe Licthsteiner mund të largohet nga klubi drejt Interit ku mund të ketë më tepër hapësirë për lojë. /Lajmi.net/