“Ciao” Juventus, Lichtsteiner te rivali nga Serie A

Stephan Lichtsteiner mund të largohet nga klubi torinez, si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

10/03/2018 11:43

Stephan Lichtsteiner ka hyrë në muajt e fundit të kontratës në Juventus.

Andaj, mbrojtësi i djathtë mund të largohet nga klubi torinez, si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

“Rai Sport” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë prapë në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Ish skuadra e tij, Lazio ka shfaqur interesim për rikthimin e Lichtsteinerit në Stadio Olimpico, marrë parasysh se do të jetë futbollist  i lirë, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/