Chiellini befason me deklaratën e fundit për Dybalan

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se Paulo Dybala nuk ka arritur ende në nivelet e Neymarit.

Sport

23/07/2017 20:21

Sipas tij, anësori brazilian është i ngjashëm me Messin dhe Ronaldon, transmeton lajmi.net

“Dybala nuk vlen aq sa Neymar, me gjithë respektin dhe nderimin që kam për të”, tha mbrojtësi italian.

“Neymar është në nivelin e Messit dhe Ronaldos, dhe ai do të jetë fitues i topit të artë më vonë”, shtoi Chiellini.

Dybala u spekulua se mund të jetë pasardhës i Neymarit në Barcelonë, pasi ky i fundit mund të largohet në drejtim të PSG. /Lajmi.net/