Chelsea vërteton forcën ndaj Southamptonit (VIDEO)

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Sport

25/04/2017 22:35

Pas asaj humbje ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’, ‘Blutë’ në shtëpi kanë mposhtur Southamptonin, me rezultat 4:2.

Gjithçka nisi mirë për vendasit kur Hazard shndërroi në gol një asistim të pranuar nga Diego Costa në minutën e 5-të.

Romeu barazoi në 1:1, duke u gjetur mirë në zonën e Chelsea në minutën e 24-të.

Skuadrën e Contes në epërsi në pjesën e dërgoi Gary Cahill, i cili shënoi për 2:1 në minutën e 45-të.

Fitoren e Chelsea e vulosi sulmuesi Diego Costa, që shënoi dy herë, në minutën e 54-të dhe 89-të, për 4:1.

E gjitha që bëri Southampton në pjesën e dytë, ishte një gol i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo fitore e forcon Chelsean në vendin e parë me 78 pikë, shtatë më shumë se Tottenham, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/


Diego Costa Goal HD – Chelsea 3-1 Southampton… by MailOnlineNews


/// by Football–Live


=== by football365life2


///// by Football–Live

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy