Chelsea po e transferon yllin e rivalit nga Premierliga

Chelsea është duke tentuar ta bëjë një transferim në orët e fundit të këtij afati kalimtar.

Merkato

31/01/2019 09:24

Chelsea është duke kërkuar një mesfushor në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Skuadra londineze dëshiron ta transferojë mesfushorin e Watfordit, Abdoulaye Doucoure, përcjell lajmi.net.

Mesfushori ëhstë i gatshëm që të transferohet te Chelsea, ndërsa tani ka mbetur vetëm marrëveshja në mes të dyja klubeve.

Watford i kërkon hiq më pak se 40 milionë euro, ndërsa blutë nuk ofrojnë më shumë se 30 milionë. /Lajmi.net/