Chelsea ofertë bombastike për yllin e Liverpoolit

Mediat angleze raportojnë se skuadra e Chelseas pritet të bëj një ofertë prej 51 milionë euro për të transferuar yllin e Liverpoolit, Raheem Sterling.

Sport

05/10/2014 12:31

Caughtoffside raporton se skuadra e Jose Mourinhos do të ofrojë gjatë janarit plotë 51 milionë euro për transferimin e Raheem Sterling nga skuadra e Liverpoolit.

19 vjeçari është duke krijuar probleme për rinovimin e kontratës me skuadrën nga Anfield dhe për këtë arsye mund të largohet gjatë janarit.

Jose Mourinho i vlerëson shumë aftësitë e Sterlingut të cilat janë të pabesueshme, sidomos në driblime.

Me transferimin e Sterling, faza ofanzive e Chelsea do të ishte e pabesueshme duke parë që aktualisht në këtë skuadër janë yje tjerë si: Hazard, Fabregas e Diego Costa.