Chelsea me përforcim nga Monaco, çmimi 40 milionë euro (FOTO)

Tiemoue Bakayoko do të nënshkruajë me Chelsean.

Merkato

26/06/2017 15:31

Tiemoue Bakayoko gjendet në Londër për t’i kryer testet mjekësore dhe për ta finalizuar transferimin për 35.2 milionë funte te Chelsea, konfirmon Goal.

Bakayoko do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me “Blutë e Londrës”.

Chelsea është edhe afër transferimit të Alex Sandro, që do t’i kushtojë 60 milionë funte pasi Conte dëshiron të përforcoj skuadrën për sezonin 2017/18. /Lajmi.net/