Chelsea me ofertë për Kramaric

Skuadra londineze, Chelsea raportohet se do bëj një ofertë zyrtare për sulmuesin kroat Andrej Kramaric, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e tij.

Sport

28/12/2014 19:16

Kramaric po kalon formë fantastike dhe në ligën kroate nga 26 ndeshje ka arritur të realizoj plotë 27 gola teksa aktualisht është vetëm 23 vjeçar.

Për anëtarin e Rijekas, më herët kishin shfaqur interesim edhe disa skuadra italiane e sidomos ajo e Juventusit.

Kramaric që nga 41 ndeshje ka realizuar 30 gola me Rijekan, pritet të pranojë ofertën prej 7.8 milionë funteve nga skuadra e Jose Mourinhos.