Chelsea me një transferim të madh nga Spanja (FOTO)

Skuadra e Atletico Madridit është shndërruar në një pistë të mirë për transferime për skuadrën e Chelsea.

Sport

26/10/2017 20:28

Skuadra nga Londra, viteve të fundit ka transferuar disa lojtarë nga gjiganti spanjoll.

Lojtari i radhës që mund ta lërë Atletico Madridin për të veshur fanellën e ‘Bluve’, është Saul Niguez.

22 vjeçari spanjoll po pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte, që ka gati një ofertë prej 71 milionë euro për të.

Niguez është pjesë e ekipit të parë të Atleticos që nga sezoni 2012, ndërsa një sezon që nga ajo kohë e ka kaluar edhe në huazim te Rayo Vallecano./Lajmi.net/