Chelsea luajti mirë

Portieri i Chelseas, Mark Schwarzer thotë se skuadra luajti shumë mirë në barazimin pa gola në udhëtim te Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/04/2014 00:09

Portieri i Chelseas, Mark Schwarzer është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit në barazimin pa gola në udhëtim te Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Australiani hyri në lojë pas 18 minutash kur Petr Cech pësoi një lëndim dhe bëri disa intervenime të mira duke e ruajtur të pamposhtur portën e tij.

“Nuk kisha shumë kohë për të menduar rreth situatës. Vetëm hyra në fushë dhe u mundova të kryej punën time”, deklaroi Schwarzer pas ndeshjes.

“Të gjithë ishin të gatshëm për sfidën e madhe dhe kualiteti ynë u vërejt. Ndoshta nuk krijuam shumë raste por prapë ishte një paraqitje shumë e mirë”, u shpreh ai.