Chelsea ka ‘trenin e fundit’ ndaj Burnleyt

Chelsea takohet sot me Burnleyn në Premierligë.

Sport

19/04/2018 13:24

Burnley është stacioni i fundit për Chelsea e Antonio Contes në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sot në mbrëmje në Turf Moor përballë skuadrës surprizë së këtij sezoni që e ka siguruar vendin e 7-të, madje synon të 6-in, bluve u bën punë vetëm fitorja pasi kjo është një sfidë e prapambetur e javës së 31-të dhe në rast suksesi Chelsea do ta ngushtonte në vetëm 5 pikë, disavantazhin ndaj Tottenhamit të vendit të 4-ët, 4 javë përpara fundit të kampionatit, duke ruajtur ato fare pak shpresa për të kapur 4-en e parë.

Ndaj Burnley Chelsea ka fituar vetëm 2 nga 5 sfidat e fundit, ndërsa vendasit mund të konsiderohen pa frikë skuadra e momentit në Premier League pasi vinë në këtë ndeshje pas 5 fitoresh radhazi, transmeton “SuperSport.al”.

Formacioni i Antonio Contes të dielën do të sfidojë Southampton në gjysmëfinalen e dytë të FA Cup që do të zhvillohet në Wembley me objektivin e vetëm për të kapur finalen, por më parë blutë duhet të triumfojnë në këtë transfertë të vështirë ndaj Burnley në mënyrë që ajo përmbysje e jashtëzakonshme ndaj Southamptonit fundjavën e kaluar në kampionat të marrë vlerë dhe që Chelsea të mos lajë duart përpara kohe me Premier Leaguen.