Chelsea fiton me Matan

Juan Mata u paraqit në formacionin bazë dhe i ndihmoi Chelseas të shënojë fitore 2-0 në udhëtim te Swindon Town në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë në Capital One Cup. Mesfushori spanjoll – futbollist në qendër të vëmendjes për përfundimin jashtë njëmbëdhjetëshes së parë të Jose Mourinhos këtë sezon – luajti nga minuta…

Sport

24/09/2013 21:42

Juan Mata u paraqit në formacionin bazë dhe i ndihmoi Chelseas të shënojë fitore 2-0 në udhëtim te Swindon Town në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë në Capital One Cup.

Mesfushori spanjoll – futbollist në qendër të vëmendjes për përfundimin jashtë njëmbëdhjetëshes së parë të Jose Mourinhos këtë sezon – luajti nga minuta e parë në duelin e fituar me lehtësi nga gjiganti londinez.

Së bashku me Matan, në formacionin bazë u paraqit edhe mbrojtësi David Luiz, një tjetër futbollist që ndeshjen e fundjavës kundër Fulhamit e shikoi nga tribuna.

Fernando Torres e kaloi Chelsean në epërsi pas gjysmë ore lojë, kurse vetëm gjashtë minuta më vonë mesfushori Ramires thelloi avantazhin e mysafirëve.

Në pjesën tjetër, Chelsea e administroi lojën dhe e ruajti epërsinë e krijuar për fitore të lehtë kundër ekipit nga Ligue 1 (liga e tretë e Anglisë).

Në ndeshjet tjera u arritën rezultate të pritshme. Tottenham fitoi në udhëtim te Aston Villa me rezultat 4-0, kurse Manchester City shkatërroi Wigan Athleticun duke e mposhtur 5-0. Edin Dzeko, Stevan Jovetic (dy), Yaya Toure dhe Jesus Navas realizuan golat për ekipin e trajnerit Manuel Pellegrini.