Chelsea – Conte, gati kontrata e re

Chelsea dhe Antonio Conte të destinuar për ta vijuar bashkëpunimin pas një sezoni të përmbyllur me festën e titullit kampion në Premierligë.

Sport

27/05/2017 17:11

Pas një pushimi të shkurtër, trajneri italian do të takohet personalisht me Roman Abramovich, për të përcaktuar detajet e një kontrate të re me kohëzgjatje deri në vitin 2021.

Paga vjetore që do të përfitojë Conte do të jetë më e vogël nga shuma që i ka ofruar Interi, megjithatë 11 milionë euro në sezon janë të mjaftueshme për ta bindur 47 vjeçarin. Madje në kontratë do të ketë një klauzolë prej 20 milionësh dëmshpërblim nëse do të shkarkohet nga detyra.

Ndryshe nga një vit më parë, Conte do të marrë përgjegjësinë e merkatos, duke i zgjedhur ai futbollistët që do të transferohen në “Stamford Bridge.”/Lajmi.net/