Chelsea 3:0 WBA, notat e lojtarëve

Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj West Bromwich Albionit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Ligës Premier.

Sport

12/02/2018 23:31

Skuadra e Antonio Contes i është kthyer fitores në kampionatin anglez pas dy humbjeve turpëruese ndaj Bournemouthit dha Watfordit.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Contes u shënuan nga Eden Hazard (25′, 71′) dhe Victor Moses (63′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli i skuadrës, Hazard, i cili pas dy golave të shënuara u vlerësua me notë 9.7.