Celulari i mençur G3 i LG do të lansohet më 27 maj

Dy muaj pasi që shumica e konkurrentëve të tij zbuluan telefonat e ri të tyre për vitin 2014 edhe LG është gati që të ndjekë shembullin e tyre.

Auto & Tek

30/04/2014 17:46

Kompania koreane ka lansuar disa ftesa për ngjarjen e \’lansimit\’ të celularit në gjashtë qytete në të gjithë botën për datat 27 dhe 28 maj. Në San Francisko, New York dhe Londër do të mbahen tubime për shfaqjen e produktit më të ri të LG-së, kurse në Seul, Singapor dhe Stamboll do të ndodhin të nesërmen.

Celulari nuk është emëruar ende zyrtarisht, por nuk ka dyshim se ai do të jetë një celular i ri që do të quhet G3 Android. LG pranoi se ka në plan lansimin e G3 brenda tremujorit të dytë të vitit 2014 në raportin e të ardhurave që e bëri dje.

Sipas The Verge, celulari do të jetë në dispozicion në ngjyrë ari dhe ftesa nga LG duket se është vendosur në një sipërfaqe të errët alumini, potencialisht duke nënkuptuar se celulari do të jetë i këtij lloji.

Duke u ndjerë krenarë për lansimin e celularit të ri në linjë me celularët e tjerë Galaxy dhe iPhone, mesazhi i LG-së thotë: “Të jesh i thjeshtë është të jesh i madh”.

Për veçoritë e tij do të bëhet e ditur rreth një muaj nga tani.