Celulari i ardhshëm i Apple nuk do të jetë iPhone 7

Modeli që do ta lansojë Apple do të jetë i ngjashëm me iPhone 5S, por do të ketë një performancë më të mirë.

Auto & Tek

04/12/2015 16:27

Apple pritet që të krijojë një version më të lirë dhe më të vogël të iPhone 6S, duke kthyer kështu madhësinë 4-inç të iPhone 5.

iPhone 6C – që do të quhet kështu sipas të gjitha gjasave – është duke u përgatitur që të lansohet vitin tjetër, sipas një raporti të ri nga analisti i Apple Ming-Chi Kuo, transmeton lajmi.net.

Celulari i ri do të vijë me një trup sa të iPhone 5S, sipas raporteve. Modeli do të vijë në disa versione të ngjyrave, të artë, të hirtë dhe metalike.

Por brenda do të jetë i përmirësuar. Përmirësimi do të përfshijë një çip A9, i njëjtë me atë që ndodhet në iPhone 6S.