Celularët e rinj Sony përqendrohen në përmirësimin e “selfie”-s

Sony ka njoftuar nxjerrjen në treg të dy “smartphone”-ve të rinj Xperia: C5 Ultra dhe M5, duke premtuar një “kamerë të shkëlqyer” për të gjithë klientët që adhurojnë “selfie”-t.

Auto & Tek

03/08/2015 18:07

Xperia C5 do të ketë një kamerë prej 13 megapiksel dhe një “flash” të përforcuar për “selfie”. Edhe Xperia M5 do të ofrojë një kamerë me 13 megapixel për “selfie”, ndërsa për foto normale do të ketë një kamerë prej 21.5 megapiksel, shkruan topchannel.

Nuk dihet ende çmimi i këtyre aparateve të rinj që do të dalin në shitje në mes të muajit gusht.