Cech i pakënaqur

Jose Mourinho ka bërë të ditur se portieri Petr Cech është i pakënaqur që ka humbur statusin e titullarit në Chelsea nga i rikthyeri në klub, Thibaut Courtois.

Sport

22/08/2014 22:23

Jose Mourinho ka bërë të ditur se portieri Petr Cech është i pakënaqur që e ka humbur statusin e titullarit në Chelsea.

Deri vonë titullari në portën e Blues ka përfunduar në bankën e rezervistëve pas rikthimit në klub të më të riut, Thibaut Courtois. Belgu shkëlqeu gjatë periudhës së huazimit në Atletico Madrid dhe ishte një prej më meritorëve në suksesin e skuadrës në La Ligë.

Në xhiron e parë të Premierligës në Burnley, Courtois ishte titullar, kurse Cech në bankinë.

“Cech është profesionist i madh, punon si gjithmonë, është anëtar i qmueshëm i ekipit. Por, nuk besoj se është i kënaqur, njësoj sikurse të gjithë futbollistët e tjerë që janë në bankinë”, u shpreh Mourinho.

“Kemi shumë ndeshje në program, sigurisht se nuk mund të luajnë të gjithë por sjellja e Cech deri më tani ka qenë e shkëlqyeshme”, u shpreh ai.