Casillas do të mbetet në Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se portieri Iker Casillas do të mbetet në Santiago Bernabeu dhe klubi është i lumtur me qëndrimin e tij.

Sport

10/06/2014 15:27

Trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë një lajm të keq për Arsenalin duke njoftuar se Iker Casillas do të mbetet në Real Madrid.

Portieri spanjoll besohet se është objektiv i menaxherit Arsene Wenger pas largimit të Lukasz Fabianskit, dhe spekulohej se mund të transferohet në Emirates Stadium, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Edhe pse luajti në çdo ndeshje derisa Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve 2014, Casillas nuk ishte titullar në ndeshjet e La Ligës dhe përvoja e tij e madhe do të ishte shumë e dobishme për Arsenalin.

Por, Ancelotti ka zbuluar të ardhmen e Casillasit.

“Casillas është shumë i lumtur të mbetet këtu, dhe ne jemi të lumtur që ai do të mbetet”, deklaroi Ancelotti për të përditshmen sportive spanjolle AS.