Casillas: Diego Lopez e meriton Kombëtaren

Stafeta e portierëve në shtëpi të Real Madridit është një argument diskutimi qe më shumë se një vit, nga momenti që Jose Mourinho kishte vendosur që ta sfidonte Iker Casillasin me angazhimin e Diego Lopez. Nga ajo kohë, pas arritjes së Carlo Ancelotti, fanella e titullarit i ka mbetur ish portierit të Sevillës, ndërsa Casillas…

Sport

04/04/2014 20:45

Stafeta e portierëve në shtëpi të Real Madridit është një argument diskutimi qe më shumë se një vit, nga momenti që Jose Mourinho kishte vendosur që ta sfidonte Iker Casillasin me angazhimin e Diego Lopez.

Nga ajo kohë, pas arritjes së Carlo Ancelotti, fanella e titullarit i ka mbetur ish portierit të Sevillës, ndërsa Casillas është dashur të ‘kënaqet’ me rolin e titullarit në Kupën e Spanjës dhe në Ligën e Kampionëve, mundësi këto të cilat përfaqësuesi spanjoll po i shfrytëzon me një rendiment të shkëlqyeshëm.

Edhe pse ka përfunduar si portier i dytë, Casillas ka vetëm fjalë të mira për Lopez, të cilin e ka bërë kandidat për Kombëtare, për Botërorin e ardhshëm, pas lëndimit të Victor Valdes.

“Diego Lopez është në nivelin e duhur për Kombëtare dhe Del Bosque e ka kontaktuar atë në të kaluarën. Duke e pasur parasysh lëndimin e Victor Valdes, besoj se mund ta ketë një shpresë për të shkuar në Botëror, edhe pse këto vendime i merr selektori”, deklaroi Casillas.