Carragher: Transferimi i Balotellit gratis është prapë i shtrenjtë (FOTO)

Jamie Carragher ka bërë një kritikë të re në drejtim të sulmuesit Mario Balotelli.

Sport

01/09/2016 09:34

Mario Balotelli u largua nga Liverpool.

Sulmuesi italian nënshkroi me klubin francez, Nice, si futbollist i lirë.

Por, ish mbrojtësi i Anglisë, Jamie Carragher ka thënë se transferimi i Balotellit pa kompensim, është prapë një marrëveshje e shtrenjtë.

“Balotelli gratis, prapë shtrenjtë për Nice”, shkroi Carragher në Twitter, përcjell “Lajmi.net”.

Balotelli është në kërkim të ringjalljes së karrierës së tij në Francë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.