Carlo Ancelotti tregon se cilin titull ëndërron ta fitojë me Napolin

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se triumfi në Serie A duhet të jetë ëndërr për skuadrën e tij, por jo një utopi.

Sport

14/11/2018 16:44

Italiani këtë verë ka marrë drejtimin e Napolit, me të cilën skuadër kërkon t’i jap fund dominimit shtatë vjeçar të Juventusit në Serie A.

“Scudetto duhet të jetë një ëndërr, por jo një utopi”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Po të ishte utopi do të ishte një fatkeqësi. Ne mund ta arrijmë atë vetëm me një sukses të madh, ne gjithmonë duhet të mbetemi të fokusuar”, ka shtuar ai

“Napoli? Dua të jetoj këtu për një kohë të gjatë”.

Napoli ka të fituar vetëm dy tituj të Serie A, dhe të fundit e ka fituar në vitin 1990./Lajmi.net/