Capello ftoi futbollistin e gabuar

Selektori i Rusisë, Fabio Capello është turpëruar pasi aksidentalisht e ftoi një futbollist të gabuar në ekipin e tij. Strategu italian ftoi mbrojtësin e Lokomotiv Moskës, Andrey Semenov në skuadrën e tij. Lajmi erdhi si befasi e madhe pasi 21-vjeçari as që është paraqitur për ekipin e parë të Lokomotivës, por klubi e mirëpriti ftesën…

Sport

21/02/2014 16:52

Selektori i Rusisë, Fabio Capello është turpëruar pasi aksidentalisht e ftoi një futbollist të gabuar në ekipin e tij.

Strategu italian ftoi mbrojtësin e Lokomotiv Moskës, Andrey Semenov në skuadrën e tij. Lajmi erdhi si befasi e madhe pasi 21-vjeçari as që është paraqitur për ekipin e parë të Lokomotivës, por klubi e mirëpriti ftesën dhe e publikoi atë në uebfaqen zyrtare.

Mirëpo, shumë shpejt u bë e ditur se Capello kishte gabuar në ftesën e tij pasi kishte dashur të angazhonte një futbollist tjetër, por me të njëjtin emër e mbiemër, Andrey Semenov, mbrojtës me përvojë, anëtar i Terek Grozny.

Capello: Cili Semenov je ti?

Gabimi është korrigjuar pavarësisht se Semenovi i ri u shpreh se ftesa ishte: “Ëndërr e realizuar”.

Mirëpo, ai nuk do të jetë pjesë e Rusisë për ndeshjen miqësore kundër Armenisë pas dy javësh.