Candreva ka një mesazh për Icardin

Lojtarët e Interit do ta mirëpresin me krahëhapur Mauro Icardin në skuadër, pavarësisht lajmeve  të fundit se mes argjentinasit dhe pjesës tjetër të skuadër ka çarje të raporteve.

Sport

20/02/2019 16:55

Kështu ka deklaruar mesfushori italian, Antonio Candreva.

Në javën e fundit është krijuar shumë pasiguri rreth së ardhmes së Icardit te Inter, pasi skuadra italiane vendosi të zbresë nga hierarkia 26 vjeçarin.

“Ne kemi biseduar shumë për këtë situatë, drejtorët, presidenti, dhe trajneri kanë biseduar për këtë”, ka thënë Candreva para gazetarëve, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne e dimë se Mauro është i pakënaqur, ashtu siç jemi edhe ne, ai është një djalë i mirë, kujdeset për ne dhe fanellën e Interit dhe ne po e presim me krahëhapur”./Lajmi.net/