Cana rrezikon të dënohet për 6-18 muaj

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana rrezikon të dënohet nga gjashtë deri në 18 muaj moslojë për shkak të përfshirjes së tij në incidentin e ndeshjes kundër Serbisë në Beograd.

Sport

17/10/2014 17:57

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana rrezikon të dënohet ashpër nga Komisioni Disiplinor i UEFA-së.

Qendërmbrojtësi i doli në mbrojtje sulmuesit Bekim Balaj i cili u godit me një karrige në kokë nga një huligan serb, por ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë atij.

Sipas mediave italiane, ylli i ekipit kuqezi rrezikon të pezullohet prej gjashtë deri në 18 muaj moslojë në të gjitha nivelet si me ekipin Kombëtar ashtu edhe tek skuadra e tij, Lazio.

Cana e rrëzoi në tokë huliganin serb në mbrojtje të Balajt, por burokracia e UEFA-së mund ta dënojë ashpër. Vendimi përfundimtar rreth rastit do të merret nga UEFA më 23 tetor.